Garet Bejl i ka dhënë sot lamtumirën publikisht Real Madrid. Futbollisti uellsian, në fundin e kontratës së tij me madrilenët, ka dashur që të përshëndetë të gjithë tifozët nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, duke falënderuar për eksperiencën e shkëlqyer në këto vite në radhët e klubit, edhe pse shpeshherë kishte qenë në qendër të kritikave.
“Po e shkruaj këtë mesazh që t’i them faleminderit të gjithë shokëve të mi të skuadrës, të të kaluarës dhe të tashmes, trajnerëve, stafit dhe tifozëve që më mbështetën.
Unë erdha këtu 9 vite më parë si një i ri që dëshironte të bënte realitet ëndrrën që të luante për Real Madrid. Që të vishja uniformën e bardhë, të mbaja stemën në gjoksin tim, të luaja në “Santiago Bernabeu”, të fitoja tituj dhe të isha pjesë e asaj për të cilën është shumë i famshëm, të fitoja Ligën e Kampioneve.
Tani mund të shoh pas, të reflektoj dhe të them me sinqeritet që kjo ëndërr është bërë realitet dhe shumë, shumë më tepër.
Të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrij atë që kemi arritur teksa isha një futbollist i Real Madrid, ishte një eksperiencë e pabesueshme që nuk do të harroj asnjëherë’, shkruante nder të tjera Bejl në letrën e lamtumirës së tij nga Real Madrid.
It has been an honour. Thank you! #HALAMADRID @RealMadrid pic.twitter.com/T7FL2LNRrD
— Gareth Bale (@GarethBale11) June 1, 2022
Arena e Lajmit
Loading…