EMRI/ Vritet me thikë jashtë vilës i riu shqiptar në Itali, u godit në qafë nga dy rumunë, tentoi t’iu shpëtojë vrasësve, por…

Karabinieret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Artena të Italisë, ku është vrarë me thikë një 32-vjeçar shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se viktima është Fation Bylyshi, i cili ishte gjetur i vdekur mbrëmjen e së dielës, por identifikimi i tij ishte i pamundur, për shkak se nuk dispononte dokument identifikimi.

Por, tashmë viktima është identifikuar. Fation Bylyshi ishte banues në atë zonë. Nga hetimet paraprake të policisë italiane, 32-vjeçari kishte tentuar t’u shpëtonte vrasësve.

Ai ishte goditur me thikë në qafë në një vilë pas një konflikti me dy persona të tjerë. Fation Bylyshi arriti të largohej, por për shkak të plagës së rëndë në qafë, u rrëzua përtokë. 32-vjeçari kishte përshkuar vetëm disa metra. Por nuk përjashtohet as pista që viktima të jetë hedhur aty nga vrasësit. Trupi i pajetë u gjet nga një banor i lagjes, kur pa se jashtë portës së shtëpisë së tij gjendej i shtrirë në tokë një person.

Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e të riut shqiptar për shkak të gjakderdhjes.

Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit. Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Hetimet vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane.

EMRI/ Vritet me thikë jashtë vilës i riu shqiptar në Itali, u godit në qafë nga dy rumunë, tentoi t’iu shpëtojë vrasësve, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook