“Fotoja e parë pas BBV, shumë e trishtueshme”/ Beatrix Ramosaj bën dedikimin emocionues në rrjetet sociale: Dashuria ime, gjithmonë…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të përfolur të momentit pas historisë së dashurisë që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Që pas daljes së saj nga BBV këngëtarja ndiqet me shumë kuriozitet edhe në rrjetet sociale.  Në postimin e fundit e bërë në llogarinë e saj personale në Instagram, këngëtarja ka ndarë një foto të qenit të saj, në ditën e 6-vjetorit që kur ka ardhur në jetën e saj.

“6 vite më parë Bella fluturoi në jetën time dhe e ndryshoi për mirë. Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty, të jam shumë mirënjohëse”– shkruan Beatrix Ramosaj.

Në një tjetër postim me qenin e saj Beatrix ka përmendur edhe eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”, teksa shkruan: “Fotoja jonë e parë pas eksperiencës time në BBV. Krishtlindja jonë e vonë, Shumë e trishtueshme vërtet? Po e di e di! Vërtet, nuk e keni idenë”

 

 Në një tjetër postim Beatrix shkruan: “Urime ditëlindjen për gjithë botën time. Dashuria ime, mikesha më e mirë, njeriu im. Të dua Bella, je drita e syve të mi. Gjithmonë në anën time. Për këto gjashtë vite të mrekullueshme dhe më shumë. Vajza ime, Bella mamit”. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

“Fotoja e parë pas BBV, shumë e trishtueshme”/ Beatrix Ramosaj bën dedikimin emocionues në rrjetet sociale: Dashuria ime, gjithmonë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook