Interi është i “fiksuar” pas Kristjan Asllanit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, ditët në vijim do të ketë një takim mes dy drejtuesve të Interit dhe Empolit për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili shihet ideal si zëvendësuesi i Marselo Brozoviç.
Agjenti i Asllanit është dakord me këtë tratativë dhe zikaltërit janë të gatshëm që të përfshijnë në tratativë dhe sulmuesin Sebastiano Espozito, i cili vjen pas një sezoni të kënaqshëm me Bazelin.
Në sezonin që përfundoi 20-vjeçari shqiptar është aktivizuar në total në Serinë A italiane në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe një asist.
– Arena e Lajmit
Loading…