“Goli i Leaos, një çlirim”, Pioli: Fitojmë në fund si ndaj Lacios sepse…

Stefano Pioli e ka cilësuar një çlirim golin e fitores të shënuar në minuat e fundit nga Rafael Leao kundër Fiorentinës. Suksesi 1-0 mban kuqezinjtë në vendin e parë në renditje dhe për trajnerin ishte një sinjal i qartë se sa beson ekipi tashmë te titulli.

6f569c276ac72dc45e1b50b52df7123e-26632-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Kemi luajtur, luftuar. Ishim vazhdimisht të rrezikshëm, pësuam shumë pak lojën e kundërshtarit. Ky është një hap tjetër para, jemi të kënaqur dhe të lumtur që kënaqëm tifozët. ‘San Siro’ ishte spektakolar”, tha fillimisht Pioli për “DAZN” pas përfundimit të sfidës.

“Si e përjetova golin e Leaos? Si një çlirim. Është e qartë që kishim shumë raste. Kishim mentalitetin e duhur, duke punuar si skuadër dhe duke marrë përsipër rreziqet. Kur ndeshjet shkojnë kështu, në tehun e briskut, ka gjithmonë pak tension dhe këtë energji e ndjejmë sa më shumë ecin ndeshjet. Bravo djemve që po kalojnë hapa të rëndësishëm, duke u ndërgjegjësuar dhe duke ditur të vuajnë.

Mendoj se e jona është një makineri perfekte që nisën nga klubi, drejtuesit besojnë te puna ime, unë besoj te lojtarët dhe jemi të gjithë pozitivë. Një trajner ndjen besimin e drejtuesve dhe lojtarët ndjejnë vlerësimin e trajnerit. Nuk e dimë se si do të përfundojë, por sot jemi +5 pikë nga viti i kaluar.

Fituam si ndaj Lacios në minutat e fundit? Fitojmë në fund të ndeshjes sepse lojtarët që luajnë më pak, hyjnë në fushë me vullnetin absolut dhe gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën deri në sekondën e fundit”, tha Pioli pas sfidës.

Arena e Lajmit


“Goli i Leaos, një çlirim”, Pioli: Fitojmë në fund si ndaj Lacios sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook