U dëbua nga skena gjatë Oscars, Akademia i kërkon falje aktores së njohur 50 vite pas ngjarjes së bujshme

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i ka kërkuar falje aktores Sacheen Littlefeather, e cila u dëbua nga skena gjatë ceremonisë së Oscars gati 50 vjet më parë.

Ajo u shfaq në ‘TV live’ në vitin 1973 për të refuzuar një Oscar në emër të Marlon Brando, i cili kishte fituar çmimin e aktorit më të mirë për The Godfather. Brando e refuzoi çmimin për shkak të keqinterpretimit të vendasve amerikanë nga industria e filmit në SHBA.

Akademia tha se Littlefeather duroi abuzim “të pajustifikuar”.

Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja për të parë ditën kur do ta dëgjoja këtë”, tha ajo për Hollywood Reporter pas kërkesës së faljes.

Littlefeather, asokohe 26 vjeçe, u turpërua dhe u shmang nga industria e argëtimit pas fjalimit të saj të shkurtër në ceremoni. Fjalimi i saj, thanë organizatorët, ishte duke filluar një trend që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Duke u prezantuar në emër të Brandos – i cili shkroi “një fjalim shumë të gjatë” – ajo i tha shkurt audiencës “se ai me shumë keqardhje nuk mund ta pranojë këtë çmim shumë bujar. Dhe arsyet për këtë janë trajtimi i indianëve amerikanë sot nga industria e filmit dhe në televizion në rishfaqjet e filmave, si dhe me ngjarjet e fundit,” tha ajo – duke iu referuar një përplasjeje të dhunshme me agjentët federalë në një vend me rëndësi të konsiderueshme për popullin Sioux.

Ajo u prit me brohoritje nga publiku. Në vitin 2020, Littlefeather i tha BBC-së se menjëherë pas fjalimit ajo duhej të largohej nga skena me dy roje sigurie. Por, ajo shtoi se, “ishte një gjë shumë e mirë” pasi aktori John Wayne ishte në prapaskenë (i siguruar nga gjashtë persona të sigurisë); ajo tha se ai ishte “i zemëruar me Marlon dhe i tërbuar me mua” dhe donte ta largonte vetë nga skena.

Megjithëse Brando kishte shkruar një fjalim shumë më të gjatë, Littlefeather u udhëzua nga ekipi i prodhimit të ceremonisë së çmimit që ta mbante refuzimin në 60 sekonda.

Ajo u transmetua në televizion për 85 milionë njerëz. Disa raporte të mediave pas ngjarjes pretenduan se Littlefeather nuk ishte vërtet një amerikane vendase, por përkundrazi se ajo pranoi fjalimin për të ndihmuar karrierën e saj të aktrimit. Disa spekuluan se ajo mund të ishte e dashura e Brandos.

Ajo i tha BBC-së të gjitha ato pretendime ishin të pavërteta.

Muzeu i Akademisë së Filmit do të organizojë një event në shtator , në të cilën Littlefeather do të flasë për paraqitjen e saj në Oscar 1973 dhe për të ardhmen e përfaqësimit indigjen në ekran.

Në përgjigje të kërkimit të faljes, ajo tha: “Ne indianët jemi njerëz shumë të duruar – kanë kaluar vetëm 50 vjet!”

U dëbua nga skena gjatë Oscars, Akademia i kërkon falje aktores së njohur 50 vite pas ngjarjes së bujshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook