“RedBird Capital Partners” është nga sot zyrtarisht pronari i ri i klubit të Milanit. Klubi bëri të ditur se është finalizuar firma në kontratën e blerjes së aksioneve kontrolluese nga fondi “Elliot” i cili kishte menaxhuar kuqezinjtë në këto vite
Por sipas gazetës italiane “Verità&Affari”, marrëveshja mendohet se është mbyllur nëpërmjet një borxhi prej 600 milionë eurosh që kompania e drejtuar nga Xherri Kardinale ka marrë pikërisht nga fondi “Elliot” që i shiti klubin. Sipas saj, operacioni financiar është bërë me “RedBird” që ka ofruar menjëherë 300 milionë euro si likuiditet për t’u përdorur, ndërsa pjesa tjetër llogaritet si borxh për t’u shlyer në afate të mëvonshme.
Shifra prej 600 milionë eurosh cilësohet si financim nga ana e shitësit, më saktësisht një hua që është dhënë nga “Rossoneri Sport Investment Sarl (Lux)”, kompania me qendër në Luksemburg e cila kontrollon kuqezinjtë, me interes 15%, si dhe 300 milionë euro të tjera nga “JPMorgan”. Kjo mendohet se është arsyeja kryesore pse “Elliot” do të mbetet pjesë e strukturës drejtuese të Milanit dhe do të ketë pjesëtarë në bordin drejtues, edhe pasi të mbyllet plotësisht shitja në shtator. Drejtuesit e fondit janë siguruar që do të marrin aksione të klubit sa më shumë që rritet vlera e tij në të ardhmen, ndërsa presin që “RedBird” të shlyejë borxhin ndaj tyre.
Arena e Lajmit
Loading…