Zjarri nuk kursen as të vdekurit/ Përfshihen nga flakët varrezat në Durrës, autoritetet thirrje qytetarëve: Mos ndizni qirinj! (VIDEO)

Capture

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e vatrave të zjarrit në bashkinë Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiraj ka raportuar për BalkanWeb, se së fundmi një vatër zjarri është regjistruar edhe në varreza, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll dhe fikur flakët.

E ndërsa situata është normalizuar, Ndërmarrja e Shërbimit Komunal ka një apel për të gjithë qytetarët, për të evituar raste të ngjashme në të ardhmen.

“Mos ndizni qirinj, sepse bëhen shkak për vatra zjarri!”, është apeli drejtuar qytetarëve.

Siç duket edhe në pamjet filmike, zjarri ka shkrumbuar një pjesë të bimësisë rreth varreve dhe ka rrezikuar të përhapet edhe më gjerë.

Ndërkohë zjarret vijojnë edhe në fshatin Shetaj. Në komunën Bizë zjarri është vënë nën kontroll, por është duke vijuar puna për shuarjen e plotë të flakëve.

829ed244 Eef0 45b6 B058 D034b49a2b76

Ae8f2614 C5f6 4f06 9faf 2b6e6dfd9b5e

 

Arena e Lajmit

Zjarri nuk kursen as të vdekurit/ Përfshihen nga flakët varrezat në Durrës, autoritetet thirrje qytetarëve: Mos ndizni qirinj! (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook