Hipertensioni – Cilat Janë Vajrat e Duhur për Gatim?

Kur vjen puna tek shëndeti i zemrës, vaji ekstra i virgjër i ullirit është padyshim yndyrna e duhur që duhet përdorur në gatim.

Përzgjedhja e vajit të duhur duhet bërë në konsultim me mjekun i cili në varësi të analizave tuaja mund të përcaktojë sasinë e lejuar të yndyrnave në trup.

Përpos kësaj, në zgjedhjen e vajit të duhur, njerëzit duhet të marrin në konsideratë vaktin që secili prej vajrave ka një përbërje kimike të ndryshme.

Disa vajra janë të përshtatshme për kaurdisje, disa për skuqje e disa për sallata.

Ky është një nga vajrat më popullorë në mesin e të gjithë vajrave vegjetalë, sepse besohet të jetë i shëndetshëm.

Njihet si vaji Kanola (Vaj Kanadez me Aciditet të Ulët) dhe vjen nga një varietet gjenetikisht i modifikuar i luleve të verdha.

Në varësi të llojit, ky vaj përmban yndyrna mono-të-pangopura që i bëjnë mirë zemrës dhe ulin tensionin e gjakut.

Ky vaj është ndër më të përdorurit në kuzhinën shqiptare.

Ai përmban nivelet më të larta të vitaminës E në krahasim me vajrat e tjerë.

Kjo vitaminë luan një rol për normalizimin e tensionit të gjakut dhe sasia e domosdoshme e saj ditore është 15 mg në ditë.

Çdo lugë gjelle nga ky vaj përmban 5.6 mg vitaminë E, por kjo nuk do të thotë që tensioni i gjakut ulet vetëm duke ngrënë ushqime të gatuara nga ky vaj.

Ky vaj përmban 13 përqind yndyrna të ngopura, 61 % yndyrna polio-të-pangopura dhe 24% yndyrna mono-të-pangopura.

Ai përbën një zgjedhje ideale për të gatuar perimet në nxehtësi të ulët ose edhe për sallatë.

Vaji i sojës përdoret edhe për prodhimin e disa llojeve të gjalpit dhe margarinës industriale, por këto të dyja duhen shmangur sepse përmbajnë shumë yndyrna trans të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Olive oil ka një rezistencë të lartë ndaj temperaturës dhe është plot me yndyrna mono-të-pangopura, pra të shëndetshme. Ky lloj yndyre ndihmon në uljen e rrezikut të zemrës.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është veçanërisht i mirë për uljen e tensionit të gjakut  sepse është i pasur me vitaminën E./AgroWeb.org

Hipertensioni – Cilat Janë Vajrat e Duhur për Gatim?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook