Nuk e ‘harroi’! Noizy publikon për herë të parë foton me Stresin në skenë

Pas dy foto-albumeve të publikuara në rrjetet sociale, pa Stresin, Noizy më në fund ka publikuar edhe foto me Stresin.

Në një postim në Instagram, Noizy publikoi foto-albumin e tretë pas “Alpha Show”, ku në foton e parë ka vendosur momentin e tij me Stresin në skenë kur po përqafoheshin. Më tej ai ka publikuar edhe foto të tjera me artistët e tjerë pjesëmarrës. “Aplha legjendare”- shkruan Noizy krahas postimit.

Noizy, i cili organizoi koncertin e madh, ka bërë një falendërim publik për të gjithë artistët që morën pjesë në “Alpha Show”, ndërsa ka ndarë edhe një foto-album në rrjetet sociale.

“Dua të falendëroj çdo artist që ka marrë pjesë në @noizy_alphashow performanca e secilit prej jush ka qenë fantastike dhe e pa harruar”- shkruan Noizy krahas foto-albumit të ndarë në Instagram që përfshin fotot e tij me Loredanën, Ledri Vulën, Yll Limanin dhe reperët Ghali apo Raf Camora.

Megjithse pjesëmarrja e Stresit mori shumë vëmendje të madhe, Noizy vendosi të mos e përfshijë në foto-albumet e publikuara. Në postimin e Noizyt mungonte gjithashtu edhe reperi Duda.

Kujtojmë se Noizy bëri një intro spektakolare me zërat e moderatorëve më të njohur duke thërritur emin e tij në skenë. Kurora gjigande që ishte e vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që artisti ngjitet në skenë.

Nuk e ‘harroi’! Noizy publikon për herë të parë foton me Stresin në skenë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook