Një prej shesheve përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, nga sot do të quhet Sheshi “Ilir Ngresi” në nder të majorit të rënë në krye të detyrës në 30 dhjetor në vitin 2000.
Ilir Ngresi kishte mbajtur detyrën e shefit të krimeve në Berat dhe shefit të komisariatit të Delvinës.
Ai u ekzekutua pranë banesës së tij pikërisht në këtë shesh.
Për kreun e DVP Vlorë, Gentjan Berberi ky është mision i Policisë së Shtetit për të nderuar emrat që dhanë jetën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ceremonia u drejtua nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli
Mes emocioneve familjarët rrëfejnë përjetimet e tyre.
Ndërkohë në Vlorë ka 15 oficerë të rënë në detyrë gjatë viteve të tranzicionit.
Arena e Lajmit