Kombëtarja nuk di të shënojë, Reja e pranon pas testit në familje: Vura bast, nuk bënim gol edhe sikur të luanim dy orë

Miqësore brenda grupit. Ky ishte programi i Kombëtares shqiptare ditën e djeshme, ku nën urdhrat e trajnerit Edi Reja po vazhdon përgatitjet për tri takimet e muajit qershor ndaj Islandës, Izraelit dhe Estonisë.

reja

Takimi në “Niko Dovana” përfundoi pa gola, aq sa në fund të dy pjesëve nga 30 minuta vetë Reja u shpreh me nota humori: “Fitova bastin, vendosa 100 euro që nuk do të shënohej gol. Edhe sikur të luanim dy orë pa ndalim, prapë nuk do të shënohej asnjë gol”.

NDESHJA – Të ndarë në dy ekipe, të kuqtë dhe të bardhët, ishin të shumtë lojtarët që u provuan, mes tyre edhe nga ekipi U-21. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, me të dyja ekipet që kërkonin të krijonin sa më shumë, por mungonte konkretizimi. Kombinime Uzuni-Bajrami, ndërkohë nga ana tjetër ishte Çekiçi që merrte lojën përsipër. Po ashtu edhe në krahun e djathë Balliu rrezikoi disa herë. Një duel që binte në sy nga ky test, ishte Seferi-Kumbulla. Pas pjesës së parë, disa nga titullarët pushuan dhe në ndihmë vijnë lojtarët e thirrur nga ekipi Shpresa, të cilët kanë disa ditë që po stërviten bashkë me Kombëtaren A. Aktivizohen Mitaj, Kalaj, Toçi nga ngjyra e bardhë dhe A.Bajrami, Haveri dhe Dobra nga e kuqja. Pushojnë Gjimshiti, Cikalleshi, Abrashi, Seferi, Balliu, Hoxhallari.

Minuta ka edhe për portierët Tafas dhe Kastrati. Pjesa e dytë ishte disi me ritëm më të ulët, kjo për shkak edhe të ngarkesës, por Nedim Bajrami dhe Uzuni këmbëngulnin dhe rrezikuan disa herë, po pa shënjestër. Toçi gjithashtu kishte një rast të artë. Një orë lojë dhe Reja jep sinjalizimin që të mbyllej. Për trajnerin, kjo miqësore shërbeu edhe për të krijuar një mendim më të qartë për titullarët që do të zbresin në fushë ndaj Islandës.

FORMACIONI – Teksa na ndajnë pesë ditë nga transferta e Islandës dhe duke parë edhe gjendjen e ekipit, nga fillimi pritet që ta nisë Berisha në portë. Në mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti dhe Balliu. Në mesfushë ka dilema, pasi janë disa emra, si Gjasula, Abrashi, Asllani, Çekiçi, Bajrami apo Ramadani. Ndërkohë, në sulm të avantazhuar janë Uzuni dhe Cikalleshi.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Loading…

Kombëtarja nuk di të shënojë, Reja e pranon pas testit në familje: Vura bast, nuk bënim gol edhe sikur të luanim dy orë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook