Zhvillime të rëndësishme te Barcelona, Çavi takohet me presidentin për të zhbllokuar situatën në merkato

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, dhe presidenti, Johan Laporta, do të takohen në orët e ardhshme për të diskutuar në lidhje me merkaton. Në tavolinën e bisedimeve janë 8 transferime që ai ka kërkuar dhe një listë me 10-12 emra që ai dëshiron.

56646

Sekretari teknik Jordi Krojf dhe drejtori sportiv Mateu Alemani, do të jenë gjithashtu prezentë, së bashku me zëvendëspresidentin Rafa Juste. Është një takim vendimtar për të zhbllokuar situatën aktuale një muaj përpara se të nisë faza përgatitore. Ksavi është i sigurt se cilat janë prioritetet e tij. Ai ka kërkuar 8 futbollistë, përfshirë Azpilikuetën, Alonson, Kristensenin, Kulibalin, Kesin, Ruben Nevesin, plus Rafinjën dhe Levandovskin.

Disa prej këtyre lëvizjeve janë mbyllur siç është ajo e Kesit dhe Kristensenit që vijnë me parametër zero. Me të tjerët po negociohet dhe janë në fazë të avancuar. Por sigurisht që duhet krijuar hapësira edhe në skuadër dhe do të diskutohen emrat që do të dalin në shitje këtë verë.

Arena e Lajmit


Loading…

Zhvillime të rëndësishme te Barcelona, Çavi takohet me presidentin për të zhbllokuar situatën në merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook