Nga kampionë të Italisë në kampionë “kursimi”, statistika e veçantë vendos Milanin përpara Realit dhe Bajernit

Mosha e re ishte vetëm një nga tabutë e Milanit kampion. Një tjetër, akoma më me rëndësi në kohët e kursimit, është ajo që ka të bëjë me vlerën e organikave dhe borderotë. Në pesë kampionatet madhore, kuqezinjtë janë skuadra me vlerë totale më të ulët (480.1 mln euro), dhe ajo me pagë kolektive më të ulët (78 mln euro).

MILAN

Një pikë e ekipit të Piolit në kampionatin që i pa të shpalleshin kampionë kushtoi 5.5 mln euro dhe si bazë merret numri total i pikëve dhe vlera totale e organikës. Nëse sheh vlerat e “Djallit” janë në nivele shumë herë më të ulëta se simotrat kampione në pesë kampionatet madhore. Organika e PSG-së vlen 903,45 milionë euro sipas “Transfermarkt”, teksa borderoja i kalon 369 milionë euro. Një pikë e ekipit të Poçetinos kushtoi mbi 10 milionë euro. E njëjta situata te Siti ku vlera e organikës është në masën 959,30 milionë euro.

Pas Milanit, ekipi kampion më ekonomik është Reali i Madridit që “paguan” 8.79 milionë euro për pikë falë një organike që paguhet 360 milionë euro në vit. Ndërkohë, spikasin edhe kursimtarët e Bajernit të Mynihut që mbyllën kampionatin me 77 pikë. Vlera e organikës (804,5 mln euro) është e treta në Europë pas Sitit dhe PGS-së, por një pikë e djemve të Nagelsmanit ka kushtuar 9,8 milionë euro. Bavarezët janë konfirmuar kampionë, por sivjet nuk u kanë munguar rrëshqitjet, teksa as në Europë nuk mundën të thoshin fjalën e tyre.

Sidoqoftë, në fund të fundit, të pesta këto skuadra janë kampione dhe triumfi pas 38 ndeshjesh nuk është rastësi. Paratë bëjnë diferencën, por jo gjithmonë siç e dëshmon Milani i Piolit që dha leksione futbolli edhe pa qenë skuadra më e çmuar apo me rrogat më të larta në Serinë A.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga kampionë të Italisë në kampionë “kursimi”, statistika e veçantë vendos Milanin përpara Realit dhe Bajernit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook