Investigimi i ‘News24’ mbi kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë, reagon LSI: Grabitje mafioze e shtetit, SPAK mbyll sytë

Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas investigimit të publikuar nga “News24” dhe “BalkanWeb” se “Fluturojnë kostos e rrugës Kardhiq-Delvinë. Si u fry fatura nga 50 milionë në 108 milionë euro për 33 km. Skema e dyshimtë me 9 tendera”.

Vasili shkruan në “Facebook” se kjo është një rabitje mafioze e shtetit përpara syve të qytetarëve, ndërsa akuzon SPAK se hesht dhe mbyll sytë.

Postimi i Vasilit:

Fakte te renda per grabitjen e fondeve per rrugen Kardhiq- Delvine,po SPAK ku eshte!!

Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq- Delvine.

Nga nga 50- 60 milion euro kostot rriten ne rreth 108 milion euro.

Grabitja mafioze e shtetit eshte perpara syve.

Me nje skeme te coptuar ne dhjetra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para’ kompanite kliente dhe veten e tyre.

Nderkohe, qe rilindja plackit taksat e shqiptareve SPAK hesht dhe mbyll syte.

SPAK qe merret pa u lodhur me kombajnen e Bektashit, qe korr grure miliardat qe plackit qeveria ben sikur nuk i sheh.

Faktet jane aty dhe askush nuk i fsheh dot.

Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtesise per plackitesit e rilindjes, qe guxojne dhe bejne edhe moral.

Arena e Lajmit

Investigimi i ‘News24’ mbi kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë, reagon LSI: Grabitje mafioze e shtetit, SPAK mbyll sytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook