Përleshja pas ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski/ Policia: Plagoset një efektiv dhe një tifoz, s’ka pasur të shtëna. 25 të shoqëruar

Rg 770x421

Policia ka reaguar rreth mesnatës për dhunën e ushtruar nga tifozët boshnjakë pas ndeshjes mes skuadrës së Tiranës dhe HSK Zrinjeski.

Sipas policisë, është plagosur një punonjës policie dhe një tifoz, të cilët kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa efektivët kanë shoqëruar në komisariat 25 tifozë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Përleshja pas ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski/ Policia: Plagoset një efektiv dhe një tifoz, s’ka pasur të shtëna. 25 të shoqëruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook