Zbulohet parcela me kanabis në Lekbibaj, dy të arrestuar, dy në kërkim (EMRAT)

294522633 417004137131604 5648909345482635003 N (1)

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, ndersa jane arrestuar dy persona.

Behet fjale per Gjevalin Dedndreajn dhe Agim Prognin dhe u shpallen në kërkim 2 të tjerë, shtetasit Rinard Progni dhe Arben Steaj.

NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndalohen 2 autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 2-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në njësinë administrative Lekbibaj, ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interrupt”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
GJ. D., 53 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Salcë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit R. P., 31 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe A. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në zona të ndryshme, në njësinë administrative Lekbibaj. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet parcela me kanabis në Lekbibaj, dy të arrestuar, dy në kërkim (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook