Shifra rekord audience! “Peaky Blinders” arrin majat, lë pas edhe shfaqjen e Jubileut Platinum të Mbretëreshës

Koncerti Jubile i Platinumit të Mbretëreshës tërhoqi më shumë shikues sesa finalja e FA Cup dhe Eurovision Song Contest në iPlayer të BBC-së – i cili postoi shifra rekord për gjysmën e parë të këtij viti.

Shërbimi i transmetimit u përforcua nga transmetimet e dramave televizive dhe ngjarjeve të drejtpërdrejta, me festën Platinum në Palace – e cila përfshinte shfaqje nga Diana Ross, Rod Stewart dhe Queen – u transmetua më shumë se tre milionë herë.

Ajo doli e treta në dhjetë shfaqjet më të ndjekura, por u mposht nga një episod nga seria e fundit e “Peaky Blinders”, e cila mori më shumë se katër milionë transmetime.

Një episod nga sezoni i fundit i dramës ligjore “The Split” u rendit i dyti me 3.7 milionë transmetime.

Përveç koncertit jubilar, kishte edhe tre ngjarje të tjera live në dhjetëshen më të mirë: mbulimi i së shtunës i festivalit “Glastonbury”, i ndjekur 2.9 milionë persona; Finalja e Kupës FA mes Liverpoolit dhe Chelsea pati 2.7 milionë transmetime; dhe “Eurovision Song Contest” kishte 2.4 milionë.

Në tre muajt nga prilli deri në qershor, programet u transmetuan 1.6 miliardë herë.

Në gjashtëmujorin janar-qershor, ka pasur 140 milionë prurje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dan McGolpin nga BBC iPlayer, tha se tremujori i tretë “është me një fillim të shkëlqyeshëm me audiencë rekord. Jemi në rrugën e duhur për vitin më të mirë të iPlayer ndonjëherë.’

Festivali “Glastonbury” ishte ‘box set’ me performancën më të mirë në iPlayer me pothuajse 36 milionë transmetime.

Shfaqjet e tjera në pesë setet më të mira ishin “The Split”, “Silent Witness”, “Peaky Blinders” dhe “Masterchef”.

“Wimbledon” mori 18 milionë transmetime përgjatë qershorit dhe 53.8 milionë për turneun në përgjithësi.

“EastEnders”, i cili nuk përfshihet në listën e dhjetë të parëve, mori 83 milionë transmetime në periudhën tre mujore.

McGolpin shtoi: “Është fantastike të shohësh mbulimin tonë gjithëpërfshirës të Glastonbury të dalë në krye për shikuesit me pothuajse 40 milionë transmetime dhe kishte ngjarje të tjera që e bashkuan kombin, Festa e paharrueshme Platinum në Palace, fitorja gozhdë e Liverpool-it në penallti, në finalen e FA Cup dhe Sam Ryder duke arritur performancën më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar në dy dekada në Eurovision.

Miliona njerëz ndoqën serinë e fundit të serialeve dramatike të dashura “Peaky Blinders”, “Killing Eve” dhe “The Split” në BBC iPlayer.

Shifra rekord audience! “Peaky Blinders” arrin majat, lë pas edhe shfaqjen e Jubileut Platinum të Mbretëreshës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook