Një video e postuar pas finales së Championsit nga komediani i famshëm i “Youtube”-it, Daniel Jarvis, ku ky i fundit arrin të futet në fushën e lojës i maskuar si një futbollist i Realit po bën xhiron e rrjetit.
Jarvis i cili është i famshëm për të tilla ngjarje ku ai arrin të futet në evenimente sportive i maskuar si lojtar, ja ka dalë ta përsërisi me sukses këtë sfidë, këtë herë në finalen e Ligës së Kampioneve.
Ai shihet i veshur me fanellën e madrilenëve në përfundim të takimit duke u futur brenda fushës së lojës dhe duke përqafuar lojtarët e Realit që i dilnin përpara.
Komediani është larguar pas disa minutash kur rojet e sigurisë e kanë vënë re dhe e kanë shoqëruar jashtë terrenit të lojës.
Me Winning the Champions League! #Jarvo69 pic.twitter.com/xvX1PAVobK
— Jarvo69 (Daniel Jarvis) (@BMWjarvo) May 31, 2022
Arena e Lajmit
Loading…