VIDEO/ Tym e zjarr masiv, disa hektarë pyje mes flakëve në Tropojë, denoncimi: Vatrat u lanë nga policia, pasi dogjën parcelat me hashash

Zjarriii

Një zjarr i madh ka përfshirë sot disa hektarë pyje në fshatin Palç, Njësia Administative Lekbibaj, në Tropojë. Siç shihet nga pamjet që banorët sjellin në redaksinë e “BalkanWeb”, flakët e tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pyje.

Zjarri vijon prej dy ditësh, ndërkohë që sipas denoncimeve të banorëve dhe kryetarit të Shoqatës së Palçit, Dhimitër Mislia, askush nuk ka ndërhyrë deri më tani për ta shuar.

Ndërkohë, Mislia thekson se “zjarri është vënë nga forcat e policisë, të cilat pas djegies së parcelave me hashash, kanë lënë vatra pa fikur”.

VIDEO/ Tym e zjarr masiv, disa hektarë pyje mes flakëve në Tropojë, denoncimi: Vatrat u lanë nga policia, pasi dogjën parcelat me hashash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook