6 miliardë euro pasuri për revolucionin e kuqezinjve, njihuni me pronarin e ri të Milanit

Ditën e titullit ishte në Milano duke festuar si një tifoz normal, ndërsa që nga sot mund ta bëjë me petkun e pronarit të Milanit. Xherri Kardinale, me një ofertë prej 1.3 miliard eurosh, ka blerë klubin e saposhpallur kampion Italie. Oferta e të ashtuquajturit “Dragoi i Financës” ishte thuajse 180 milionë euro më e lartë se ajo e “Investcorp” që u tërhoq nga bisedimet një javë më parë.

56456

53-vjeçari me origjinë të dukshme italiane u rrit në Filadelfia, teksa sot njihet si produkt i bankës së njohur “Goldman Sachs”. Fundja, CV-ja e tij flet qartë. Master me medalje nderi në Universitetin e Harvardit dhe një master filozofie në Oksford pa shpenzuar asnjë qindarkë pasi të drejtat e studimit i fitoi me bursa. Ai është mësuar të menaxhojë kapitale të rëndësishme, teksa në kohët kur punonte ende për “Goldman Sachs” i besoheshin qindra miliarda dollarë në investime.

BËMAT E KARDINALES

Në hyrje të zyrës së tij amerikane, Kardinale ka vendosur statujat e “Njeriut të hekurt” dhe “Hulk”-ut, si një dëshmi e pasionit të tij për superheronjtë. Në botën e tij ai është i tillë. Aksione, hua apo strategji investimi në pasuri të patundshme dhe infrastruktura. Kardinale nuk bën dallime, ndërkohë që në karrierën e tij njihet si një ndër themeluesit e “YES Network” (akronim i “Yankees Entertainment & Sports”, rrjeti që është pikë referimi për shitjen e biletave për evente sportive në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër kryevepër e Kardinales është “Sudden link Communication” (shërbim kabllor) që konkurron me Roko Komison, presidenti i Fiorentinës që një ditë me parë e akuzoi homologun milanist se nuk i kishte paratë e tij. As Gazidhis nuk i kishte të tijat, por rezultatet janë përpara syve të të gjithëve. Ndërkohë, “RedBird” me një kapital prej 6 miliardë eurosh njihet për partneritetin e saj me Ligën Amerikane të futbollit dhe Liverpulin, ndërkohë që arritja më e madhe është rikthimi i Tuluzës në Ligën e parë franceze. Si ia doli? Pak a shumë me një strategji të ngjashme me atë të Milanit, pa shpërdoruar asnjë dollar e duke blerë lojtarë funksionalë me projektin.

Arena e Lajmit


Loading…

6 miliardë euro pasuri për revolucionin e kuqezinjve, njihuni me pronarin e ri të Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook