Mjeti lundrues u pëson defekt, shpëtohen dy familje nga Kosova që ishin bllokuar në Gadishullin e Karaburunit (VIDEO)

Policia

Dy familje nga Kosova kanë mbetur në det duke e pasur të pamundur kthimin në breg me mjetin e tyre lundrues, pasi kishte pësuar defekt.

Me ndërhyrjen e policisë është bërë e mundur nxjerrja në breg e dy familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 2 familjeve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të 📍Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

 

Mjeti lundrues u pëson defekt, shpëtohen dy familje nga Kosova që ishin bllokuar në Gadishullin e Karaburunit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook