Tifozët kuqezi fillojnë të ëndërrojnë, agjenti i Zaniolos: Interesimi i Milanit? Është një…

Ditën e djeshme u zyrtarizua lajmi se klubi i Milanit kaloi nga fondi “Elliott” te grupi amerikan “RedBird” me pronar Gerri Kardinalen.

ZANIOLO 1

Së fundmi ka qenë agjenti i fantazistit të Romës, Nikolo Zaniolos, Klaudio Vigoreli, i cili me anë të mikrofonave të “Sport Italia” ka bërë tifozët kuqezi të ëndërrojnë një transferim të mundshëm të talentit italian te Milani:

“Interesimi i Milanit? Është një lajm shumë i mirë, por unë nuk di asgjë më shumë.”, ishin fjalët e agjentit të 22-vjeçarit.

Zaniolo më parë ka qenë pjesë e akademisë së Interit, por u largua nga zikaltërit ku u përfshi në shkëmbimin e famshëm në verën e vitit 2018 me Raxha Naingolanin.

Në sezonin që përfundoi mesfushori italian u aktivizua gjithsej me Romën në Serinë A në 28 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Tifozët kuqezi fillojnë të ëndërrojnë, agjenti i Zaniolos: Interesimi i Milanit? Është një…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook