EKSKLUZIVE/ Vllaznia nis merkaton, tentohen dy lojtarët që largoi Kukësi dhe sulmuesin e Partizanit

Vllaznia shpëtoi sezonin me fitimin e Kupës së Shqipërisë, por nga ky moment nis një punë shumë e rëndësishme për drejtuesit e klubit në prag të përfaqësimit të ekipit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

ARDIT HILA

Merkatoja në hyrje dhe dalje pritet të ketë zhvillime të shumta në kampin shkodran.

Largimi i Fallou Dianjesë dhe Ardit Krymit ka prishur shumë punë dhe menjëherë drejtuesit kanë nisur të lëvizin për të kërkuar zëvendësuesit e tyre.

Mirëpo, me valixhet gati janë edhe titullarë të tjerë, të cilët kanë dalë të lirë pas përfundimit të sezonit.

Esin Hakaj dhe Viktor da Silva nuk kanë më kontratë me klubin dhe gjasat janë që të largohen, sidomos braziliani.

EMILJANO MUSTA KUKESI TEUTA 1

Në këto kushte, Vllaznia ka hedhur sytë nga klubet e tjera të Superiores për të përfituar nga futbollistët që janë të lirë.

“Panorama Sport” mëson se si zëvendësues ideal për Ardit Krymin është menduar një tjetër Ardit.

Bëhet fjalë për elbasanasin Hila, i cili u largua nga Kukësi pa u mbyllur ende sezoni.

Ai është një mesfushor tipik qendre, teksa është shpallur kampion me Partizanin tri vite më parë. Ndërkohë, një tjetër titullar nga Kukësi është në shënjestrën e kuqebluve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Emiliano Musta. Mirëpo, ardhja e këtij të fundit duket se varet prej Hakajt, pasi në rast qëndrimi të shkodranit, atëherë shanset që Musta të vijë në Shkodër minimizohen.

Stenio Zhunior

Gazeta zbulon se një dëshirë e madhe e drejtuesve të Vllaznisë është edhe sulmuesi brazilian i Partizanit, Stenio Zhunior, i cili ka përfunduar kontratën me “demat” dhe ende nuk ka rinovuar.

Mësohet se kuqeblutë kanë bërë ofertën e tyre, jo vetëm për Zhuniorin, por edhe Hilën e Mustën, por çdo gjë do të vendoset në ditët në vijim.

Lojtarët kanë edhe mundësi të tjera, kështu që mbetet për t’u parë nëse do t’i bindë Vllaznia.

sk

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Vllaznia nis merkaton, tentohen dy lojtarët që largoi Kukësi dhe sulmuesin e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook