Belen Rodriguez, ish e dashura e Marko Borielos, ka folur hapur për jetën e saj seksuale. Ylli argjentinas zbuloi se masturbohet në shtëpi.
“Unë bëj herë pas here autoeroticizëm. S’ka asgjë të keqe, edhe femrat e masturbohen”, rrëfeu ajo në programin Le Iene.
Më pas vazhdoi: “Pas një pandemi dhe lufte që po zhvillohet, ne duhet të relaksohemi dhe secili ka metodën e vet. Mund të them që gratë jo vetëm masturbojnë, por e bëjnë këtë ndoshta edhe duke parë pornografi, ashtu si djemtë. Nuk ka asgjë të keqe të masturbosh, më në fund mund ta themi në televizion.”
Show girl argjentinas është nënë e dy fëmijëve të mitur, djalit Santiago dhe vajzës Luna Mari.
Raportohet se modelja është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortit, Stefano De Martino, pasi i dha fund lidhjes me Antonino Spinalbese, pak pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.
Vlen të theksohet se Belen Rodriguez ka qenë në një lidhje edhe me pilotin e Moto GP-së, Andrea Ianone.