Mohamed Salah është përfolur në ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Liverpuli, me egjiptianin i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2023 dhe nuk po planifikon për momentin ta rinovojë atë.
Vetë Salah i është përgjigjur zërave të merkatos që e shohin larg finalistëve të Championsit me një status në “Twitter”, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë këtij sezoni dhe duke theksuar se shpreson që ai i radhës me klubin të nis që nesër.
“Nuk e shpreh dot me fjalë sa dëshirë kisha ta sillja trofeun në Liverpul, por në fund ne nuk ja dolëm.
Nuk i falënderoj dot mjaftueshëm fansat për mbështetjen. Ishte një sezon i gjatë, por një pjesë e imja do që ai i radhës të nisi që nesër.”, u shpreh Salah.
I cannot express in words how much we wanted to bring that trophy back to Liverpool but in the end we couldn’t. I cannot thank the fans enough for your support. It has been a very long season but a part of me wishes the next one starts again tomorrow. pic.twitter.com/6ECyIL0AHN
— Mohamed Salah (@MoSalah) June 2, 2022
Arena e Lajmit
Loading…