Pol Pogba do të largohet nga Mançester Junajtid pas mungesës së rinovimit të kontratës me klubin anglez, me francezin që do të transferohet me parametra zero në ekipin e radhës.
Pavarësisht largimit “Djajtë e Kuq” do të jenë të detyruar t’i paguajnë francezit një bonus prej 4.4 milionë paund për shkak të një klauzole në kontratën e negociuar me agjentin e tij, Mino Raiola në vitin 2016 kur Pogba u rikthye në klub.
Sipas “Daily Mail”, francezi do ta përfitojë këtë shumë për shkak se në kontratën e firmosur ishte e vendosur një bonus në rast se ai nuk do të largohej nga klubi në vitet e parashikuar anë kontratë, gjë që Pogba po e bën vetëm pas përfundimit të saj.
Kjo shumë e çon vlerën totale që lojtari i ka kushtuar klubit në 250 milionë duke marrë parasysh koston e transferimit dhe pagat e përfituara.
Arena e Lajmit
Loading…