Leao dhe agjenti i tij refuzojnë ofertën e parë të Milanit, telashe për rinovimin me kuqezinjtë

Rafael Leao është njeriu i momentit te Milani dhe jo vetëm, sepse u shpall “Lojtari më i mirë” i edicionit të Serisë A që pa kuqezinjtë kampionë Italie. Portugezit i skadon kontrata pas dy vjetësh dhe klubi po mundohet me çdo mënyrë që t’ia rinovojë.

LEAO

Lojtari ka refuzuar ofertën e parë për rinovim prej 4.5 milionë eurosh, teksa në orët e fundit është mësuar se menaxheri Zhorzh Mendesh ka kërkuar 6.5-7 milionë euro për të nënshkruar akordin e ri. Situata dhe kërkesa do të vlerësohen me ardhjen e pronarëve të rinj, por nuk do të ishte çudi shitja e Leaos për 150 milionë euro, shifër e parashikuar edhe në klauzolën e kontratës në fuqi.

Reali i Madridit është klubi më i interesuar, por nuk mungon vullneti edhe nga klube të tjera të mëdha. Sidoqoftë, vëmendja e 23- vjeçarit është te Portugalia me të cilën është grumbulluar. Në kuadër të Ligës së Kombeve, luzitanët do të luajnë sot kundër Spanjës në 20:45 dhe Leao do të zbresë në fushë me petkun e protagonistit nga i cili pritet shumë.

I të njëjtit mendim është edhe trajneri i portugezëve, që synon të bazojë strategjinë e tij në driblimet e sulmuesit të Milanit, ndërkohë që ka pasur ankesa për kalendarin: “Në këtë pikë të sezonit 4 ndeshje në 10 ditë janë shumë, por do të bëjmë më të mirën”.

Arena e Lajmit


Loading…

Leao dhe agjenti i tij refuzojnë ofertën e parë të Milanit, telashe për rinovimin me kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook