Interi i thotë ‘po’, por Lukaku është peng i 80 milionë eurove. Ja manovrat e zikaltërve për të arritur te belgu

Në harkun kohor të një viti, është Romelu Lukaku një ndër emrat më të komentuar të Interit, edhe pse belgu u largua nga klubi verën që lamë pas. Sulmuesi kërkon me ngulm rikthimin në Milano dhe për të arritur këtë është gati të përgjysmojë rrogën deri në 6-7.5 milionë euro nga 15 milionë eurot që përfiton te Çelsi (12 milionë + 3 milionë në formë bonusesh), siç ka pohuar avokati i tij në takim.

lukaku

E gjitha ama varet nga pronarët e rinj të bluve, që planifikojnë të kërkojnë 12 milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar dhe më pas detyrimin e blerjes për një shifër që do të variojë në bazë të rendimentit të tij te zikaltrit. Ndërsa pritet biseda e vetë lojtarit me Çelsin, Lukaku ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek Interi edhe këtë sezon, e gjitha falë të ardhurave të arkëtuara nga shitja.

BILANCET

245.6 milionë euro humbje ishte bilanci i Interit në sezonin 2020- 2021, që më pas detyroi edhe zikaltrit të shisnin dy nga lojtarët më të çmuar të tyre. Gjatë sezonit 2021-2022, jo pak herë drejtuesit konfirmuan se qëllimi i bilancit të këtij sezoni, që përfshin periudhën qershor 2021-qershor 2022, ishte regjistrimi i vetëm 100 milionë eurove humbje, por tani bilanci i Interit parashikohet të ketë një humbje prej 120 milionë eurosh. Përgjysmimi i shifrave i bën optimistë zikaltrit të cilët për këtë duhet të falënderojnë edhe Lukakun dhe Hakimin. 113 milionë eurot e arkëtuara nga belgu gjeneruan një plusvalencë rreth 40 milionë euro, ndërkohë që në diferencën mes shitjes dhe blerjes së marokenit, Interi përfitoi 27 milionë euro. Rreth 70 milionë euro plusvalenca për të dy që nëse u shtojmë edhe rrogat, atëherë mund të themi se llogaritë e Interit u liruan ndjeshëm. Duke parë se sponsorët në vitin në vazhdim do të jenë të njëjtë, edhe këtë verë kemi të bëjmë me një situatë analoge, ku përsëri përpjekjet për t’i mbajtur llogaritë të qëndrueshme do të kalojnë nga merkatoja dhe rrogat.

Jo më kot, sipas urdhrit të presidentit Zhang, Interi duhet të gjenerojë 80 milionë euro plusvalencë nga shitjet e blerjet dhe të reduktojë pagat me 20%. Kështu, afrimet me parametër zero si Dibala e Mikhitarian dhe emrat që kushtojnë pak si Asllani, janë linja që po ndjekin drejtuesit. Në merkaton dalëse ama peshat janë të rënda me Alesandro Bastonin dhe Lautaro Martinezin si dy emrat më të mundshëm, që në total mund t’i sillnin Interit 130 milionë euro, një shifër që do të zgjidhte “hallet” e zikaltërve. Në linjën e kursimit të pagave, largimi i Sançezit e Vidalit (të dy bashkë fitojnë 15 milionë euro) do t’i lejonte një kursim kolosal Interit që mund të përdorej për pagat e blerjeve të reja. Gjithmonë në bazë të politikave të kursimit janë bërë edhe rinovimet këtë vit, ku paga maksimale ka qenë 6 milionë euro në sezon. E në fund, paradoksalisht, kontribuuesi më i madh në arkat e Interit këtë sezon, Lukaku, për të realizuar ëndrrën e tij për rikthim, duhet të bëjë kurban një prej ish-shokëve të tij të skuadrës, ndoshta Bastonin, ndoshta Lautaron, që për rinovimin dhe qëndrimin e tij me zikaltrit, ndoshta i “detyrohet” edhe Lukakut.

Arena e Lajmit


Loading…

Interi i thotë ‘po’, por Lukaku është peng i 80 milionë eurove. Ja manovrat e zikaltërve për të arritur te belgu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook