I regjistruar në emër të dy biznesmenëve, Prokuroria sekuestron 679 m2 truall në Sarandë

Sarande

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar sot 679 m2 truall te regjistruar ne shkelje te ligjit.

Kërkesa është bërë nga Prokurori Kledian Llaho, i cili ka avancuar ne hetimet ndaj ish-Drejtuesve dhe zyrtareve te ASHK Sarande. Burimet bëjnë me dije se trualli i sekuestruar ndodhet ne zonën “Turizem-Kanali i Cukës” dhe nga pronësi shtet ishte regjistruar në emër të dy biznesmenëve nga Saranda, të cilët aty kishin ngritur biznes. Ky sekuestrim është në kuadër të procedimit penal 297 te vitit 2021 ku ne 24 mars u arrestuan 4 zyrtare dhe ish-zyrtare te ASHK Sarande dhe u shpall ne kërkim ish-Drejtoresha e institucionit.

Sekuestrimi i sotëm vjen pas sekuestrimit te 9920 m2 truall ne 2 qershor me urdhër te Prokurorit Llaho, te tjetërsuar me dokumente te falsifikuar dhe te regjistruar me pas në emër te 11 personave private.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Sarandë sekuestron 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka sekuestruar në datë 22.7.2022 një sipërfaqe prej 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës.
Në kuadër të procedimit penal, me nr. 297 të vitit 2021, regjistruar ndaj zyrtarve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë, hetimet kanë avancuar duke konstatuar elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve.

I regjistruar në emër të dy biznesmenëve, Prokuroria sekuestron 679 m2 truall në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook