“Katastrofë nëse firmosim lojtarë vetëm për Europën”, Josa zbërthen presidentët e Superiores: Ja çfarë duhej të kishte kujdes Takaj

Mirel Josa ka kthyer për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë në Shkodër, duke triumfuar me Vllazninë në finalen ndaj Laçit, Një finale, që siç e pranoi ai në “Sport News”  në “News 24”, ka qenë shumë e çuditshme për rrethanat se si brenda një periudhe të shkurtër kishte drejtuar të dy skuadrat.

josa

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, Josa tregoi se si po e përjeton këtë kthim te Vllaznia, emocionet pas trofeut të radhës në karrierën e tij, por edhe planet për të ardhmen.

“Trofeu normalisht është i veçantë për faktin se edhe nevojat e klubit në këto momente ishin shumë imediate. Jo vetëm për të shkuar të punoja unë, por për faktin se skuadra kishte nevojë të merrte pjesë në Europë. Kishte bërë një rrugëtim gjatë këtij viti me shumë ulje-ngritje, por erdhi problemi që erdhën ndeshjet e fundit në kampionat që ne nuk përfituam asgjë, thjesht unë për të parë gjendjen e skuadrës, se vareshim nga rezultatet e te tjerëve, edhe pse ne punën tonë e bëmë. Dhe erdhi ndeshja finale që për mua ishte shumë e çuditshme, jo për si u zhvillua, po sepse rreth një muaj më parë isha trajneri i skuadrës kundërshtare.

Njeriu mendon për punën çfarë kam bërë mirë e keq. Më mirë mendojmë çfarë kemi bërë keq, ku kam gabuar unë, por kështu ishte vendimi i drejtuesve të Laçit, të cilët i kam falënderuar për bashkëpunimin kur u largova. Qëlloi shansi që në finale të isha kundër ish-skuadrës time, që e kisha drejtuar më parë. Erdhi problemi që drejtoj Vllazninë.

Sa i përket ambientit shkodran, unë e njoh jo shumë mirë, por në mënyrë perfektë. Dhe kjo nuk varet vetëm se e njoh unë, por nga mënyra se si më kanë pritur qoftë herën e parë, të dytën e të tretën. Tani nuk kam pasur shumë vështirësi, se gjatë kohës që kam qenë kundërshtar se u bënë 11 vet i larguar nga Vllaznia, por kur kam shkuar në Shkodër si kundërshtar, më kanë pritur me ovacione të papara. Ndaj pritja e tanishme nuk mu bëri shumë përshtypje, thjesht më dukej vetja sikur kam qenë para një viti trajner në Shkodër.

Në autobus me gruan pas finales duke festuar ditëlindjen? Isha përgatitur që të kthehesha në shtëpi pas ndeshjes por me insistimin e presidentit, se edhe rezultatit nuk i dihet, të gjitha nuk janë të parashikuara… Presidenti më tha që duhet të kthehesh në Shkodër dhe ishte normale kjo kërkesë e tij. Unë i telefonova, i thashë gruas që nuk rri në Tiranë, ajo tha ‘jo, do vij unë’. Tha ‘do akomodohem në makinë’ dhe i thashë jam në autobus me ekipin. Pastaj nuk ia kisha idenë e orës se meqë filloi ndeshja vonë, shtesa, plus festa e gjërat që u bënë, vetëm kur filluan lojtarët duke kënduar “Happy Birthday’, atëherë thashë shkoi ora 12. Ishin momente emocionuese. Për mua nuk ka dhuratë më të madhe se gëzova publikun e Shkodrës, drejtuesit e Vllaznisë, lojtarët, sepse normalisht ata më gëzuan më tepër, unë e mora gëzimin nga ana e tyre, si u përkushtuan në lojë, u përkushtuan për të arritur objektivat e klubit.

Superkupa me Tiranën? Unë kam jetuar dhe momente të bukura kundër Tiranës, edhe momente të trishtueshme. Ka qenë momenti më i trishtueshëm i historisë time si trajner që Tirana ra nga kategoria në Shkodër, në përballjen me Vllazninë, trajneri i Vllaznisë ishte një nga shokët më të ngushtë, Armando Cungu. Ajo ishte ndeshja më e vështir, pavarësisht rezultatit, sido të shkonte loja në stadium të mbushur, ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës time si trajner.

Një tjetër shumë i vështirë ishte kur Tirana u eliminua nga Ferencvaroshi, kur Vllaznia u eliminua nga Tuni i Zvicrës në minutat e fundit, se ishte shumë e mirë për skuadrën të vazhdonte ekonomikisht dhe në play-off të Europa League do të na binte me Palermon. President asokohe ka qenë Valter Fushaj. Për mua, të them të drejtën është një gjë shumë efikase që Vllaznia, presidentët të cilët kanë bashkëpunuar e njerëzit që nuk kam bashkëpunuar, kanë mirënjohje shumë të madhe. Dhe në futboll përveç të tjerave është mirënjohja dhe shoqëria që lë në një klub.

Që të fitosh një trofe nuk është meritë e një trajneri që punon në një klub, është meritë e klubit dhe hallkave të strukturës së klubit. Unë pata fatin që trofeun e parë e kam marrë me Tiranën, pata fatin të punoj me ata futbollistë, ndër skuadrat më të mira që kam drejtuar. Tirana është një fanellë shumë, shumë, shumë e rëndë. Pata fatin të kem president El Sajedin, i cili për mua ka qenë një nga presidentët më korrekt në raportet me trajnerët. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e madhe, pra fillimet e mbara, pastaj njeriu fiton një farë emri, futet në treg, futbolli zhvillohet dhe pastaj bëra lëvizjet e mia e erdhën me radhë Lushnja e Korça në fillim fare. Se me tre herë trajneri i Vllaznisë, barazova Korçën ku kam qenë tre herë trajner i Skënderbeut.

Momente të vështira ka pasur gjithmonë, ka pasur një moment jo lodhje, por çlirimi që kur vjen një moment e shikon që skuadra nuk ndjehet më, drejtuesit janë mërzitur me ty, se janë edhe këto momente. Kur është marrë vendimi nga drejtuesit, se asnjëherë nuk kam ikur me konsensus nga skuadra, thashë shyqyr u lirova e do bie rehat për disa muaj. Por kurrë nuk kam thënë nuk do të merrem më me këtë profesion”, tha fillimisht Josa.

josa 2

Ai më pas bëri një përshkrim të presidentëve më të cilët ka punuar në këto vite në futbollin shqiptar.

Takaj? Bashkëpunimi i mirë me Takajn, me të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Njeri që e njeh futbollin. E vetmja gjë që kisha qoftë unë, qoftë edhe Tani duhet ta dijë shumë mirë, se kam raporte shoqërore me të, jo më larg se dje patëm bisedë ku më mori për të më uruar, në momente të veçanta nuk duhet ta bësh veten të pathyeshëm. Se ka edhe të tjerë të cilët të ndjekin nga mbrapa e thonë pse të mos bëhem si Takaj, tjetri apo tjetri, këtu duhej të kishte më tepër kujdes.

Halili? Person që e do skuadrën po mënyra se si e donte këtë skuadër, se fillimisht me Refikun ka pasur edhe njerëz të tjerë në drejtim. Ishin katër donatorë ku secili donte qeverisjen e vet, do pushtetin e tij, Unë i jam mirënjohës, për çdo gjë që fundja e fundit, edhe dështimet edhe sukseset i marrim bashkë.

Gjici? Njeri që e do skuadrën, bashkëpunimi me të nuk zgjati shumë, normalisht gjatë periudhës që e drejtonte skuadrën në distancë, se në ato moment ishte i preokupuar me zgjedhjet në Kukës. Por respekti nuk ndryshon për asnjërin, se e vetmja gjë që kam kërkuar për të gjithë, kam kërkuar të kenë sinqeritet në raportet trajner-president. Ky raport në disa momente është ruajtur e disa jo.

Laska? Me zotin Laska, një njeri që e ndjen shumë skuadrën, merret shumë me skuadrën, një njeri që ka mësuar shumë që nga fillimi kur ka qenë president i Laçit, kam respekt. Normale që do të kesh për të gjithë që bashkëpunojmë. Erdhi puna që deri aty erdhi bashkëpunimi dhe asnjë diferencë nuk ka me të tjerët. Ka njerëz brenda skuadrës që do të japë gjithsecili mend, Pashku kam mendimin që i blen shumë e vepron si do vetë. Prandaj ishte e çuditshme kjo finale Kupe.

Me Xhaferrin kisha një komunikim shumë të shpejtë kur shkova e ramë dakord për vazhdimësinë e punës. Ishte momenti kur Vllaznia u mund nga Tirana këtu, të shtunën në 11 e gjysmë më kanë lajmëruar që më donte zoti president për një takim me mua. U takuam e ramë dakord shumë shpejt, por mënyra se si u sollëm bashkë më pëlqeu, Unë them që një bashkëpunim të mos mbarojë kurrë, por në fund nxirren konkluzione, qoftë z. Xhaferri për Josën, qoftë Josa për Xhaferrin, Vllazninë, etj. Deri tani jemi në rrugën e drejtë, qoftë edhe sepse u arrit një objektiv i rëndësishëm”, vijoi tekniku i cili më pas foli edhe për raportet e tjera me lojtarët e kolegët, si dhe planet e të ardhmes.

“Unë personalisht jo se kam thënë se nuk merrem me dhomat e zhveshjes, për mua janë gjëja kryesore që të shkojë mirë një skuadër. Por te Skënderbeu kanë qenë 2-3 lojtarë të cilët ishin kontrollorë të dhomave të zhveshjes dhe kjo është një plus për trajnerin, shumë i madh. Qoftë me Gesin e Shkëmbin i kam pasur mardhëniet të mira, kur ndryshon normalisht ka hatërmbetje, nuk është se kam pasur ndonjë të madhe me ata. Ta thonë vetë se janë në pozita trajneri tani, te Skënderbeu ka pasur funksionim të mirë se edhe rezultatet kanë ardhur e nuk kanë pasur shumë problematika.

Me Duron para ndeshjes uruam njëri-tjetrin, ky është futbolli në këto momente, raportet tona kanë qenë komplet profesionale, secili i hedh në deklarata siç mendon ai. Nuk kam pasur asnjë lloj problemi, se me Shpëtimin nuk kam qenë kundërshtar vetëm në këto ndeshje, por edhe kur ka drejtuar Flamurtarin e Partizanin. Raportet me trajnerët si Shpëtimin, Gesin a të tjerë, i konsideroj të gjithë miq. Dje kisha bisedë me Gegën, me të cilin kam qenë bashkëlojtar e kemi ndarë momente gëzimi e hidhërimi bashkë, kemi udhëtuar jashtë bashkë në kombëtare shumë herë. Nuk  kam asgjë, nuk kanë ndryshuar raportet, të paktën të miat, nuk e di të tjerët, por nuk besoj që edhe ata të kenë ndonjë lloj diference.

Vllaznia për titull? Unë e para mendoj që të formoj një skuadër sa më solide. Mendoj të mos shkojnë kot, ose të dalin jashtë shinave futbollistët e rinj të Vllaznisë që janë në akademi, se Vllaznia qoftë me 17 e 19 vjeçatët ka futbollistë të mirë, siç ka pasur përherë, edhe gjatë periudhës kur kam qenë trajner. Ju thoni për bust nëse marrim titullin, unë nuk dua që të merrem me këto probleme. Por kur kam shkuar ditën e parë te Vllaznia me president Fushajn, ka mbaruar prezantimi dhe kam dalë të pi kafe në pedonale. U ula te lokali i parë dhe më erdhën disa tifozë të Vllaznisë. Ore thashë çfarë duan këto, se kishte qenë trajner një gjerman në atë kohë. Mblidhen aty dhe me thanë, “Profe”, e unë nuk e dija si shprehje. “Profe a ka mundësi të na dëgjosh, ne kërkojmë diçka, nëse ka ardhur një person këtu dhe ka lënë gjurmë, është Ali Mema. Ne kërkojmë që ti të bësh 50% të sa ka bërë Ali Mema për Vllzaninë, jo vetëm si futbollist por si sinqeritet pune”. Ajo shprehje me ka mbetur në mendje se profesor Liun e kam pas si promotor që kam nisur futbollin e më ka bërë ky që jam, përveç të tjerëve, se janë shumë.

Problemi i aventurës europiane është tjetër, shumë ekstrem. Përse them shumë ekstrem, se duhet organizim shumë i mirë që skuadra të shkojë atje ku ishte Skënderbeu se ishte rrjedhojë pune. Unë them që skuadrat tona duhet të forcohen gradualisht dhe jo ta bëjmë një vit një skuadër, një vit një tjetër, Ose të bëhet sa më e mira e skuadrës që kemi dhe aty ku mendon ta përforcosh, të merren cilësorë, të cilët të përballojnë edhe kompeticonin. Se të vijnë të luajnë vetëm për Europën, është katastrofe. Ai të vijë, të nënshkruajë dhe të ketë vazhdimësi për kampionat. Me Vllazninë kemi qenë dy herë, një herë kemi kapur Intertoto dhe kemi luajtur me Zagrebin dhe jemi eliminuar nga Trabzonspor. Një herë kam qenë që kemi luajtur me një skuadër nga Malta, e eliminuam dhe kemi luajtur me Tunin e Zvicrës. Të dy eksperiencat kanë qenë shumë të mira. Ta shohim gradualisht, të mos mendojmë të kalojmë turin e shohim çfarë kemi përballë, si do të përforcohet qoftë për kampionatin, ashtu edhe për vazhdimësinë në Europë”, deklaroi Josa.

Arena e Lajmit


Loading…

“Katastrofë nëse firmosim lojtarë vetëm për Europën”, Josa zbërthen presidentët e Superiores: Ja çfarë duhej të kishte kujdes Takaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook