VIDEO/ Aksident në “Rrugën e Arbrit”, përmbyset makina, shpëton mrekullisht shoferi, nxirret nga banorët

Aksident Rruga Arbrit 1

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

VIDEO/ Aksident në “Rrugën e Arbrit”, përmbyset makina, shpëton mrekullisht shoferi, nxirret nga banorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook