Monza e Berluskonit dhe Galianit e nis merkaton me futbollistë të Interit. Gati firma e ish-kapitenit zikaltër

Monza këkrkon të mos kthehet shpejt në Serinë B, pas ngjitjes historike në elitën e futbollit italian. Për këtë arsye, Adriano Galiani ka nisur punën që të përforcojë ekipin me elementë me shumë eksperiencë në Serinë A, por edhe me kosto jo shumë të lartë.

ranocchia_gol_inter_empoli_getty 2

Kështu, sipas “Sky Sport” është një futbollist i Interit që do të nisë serinë e firmave në këtë verë. Media italiane bën të di9tur se ish-kapiteni i zikaltërve, Andrea Ranokia, do t’i japë lamtumirën klubit në përfundim të kontratës në qershor dhe do të nënshkruajë pikërisht me Monzën.

Futbollisti ka dhënë pëlqimin e tij dhe ka që tani një akord parimor edhe sa i përket parametrave financiarë të kontratës së tij në klubin e Berluskonit. Pritet që marrëveshja mes palëve të zyrtarizohet që në javën e ardhshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Monza e Berluskonit dhe Galianit e nis merkaton me futbollistë të Interit. Gati firma e ish-kapitenit zikaltër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook