Bepe Bergomi ka dhënë mendimin e tij për merkaton që po zhvillon Interi dhe për të gjithë emrat me të cilët është i lidhur klubi zikaltrë, duke nisur nga rikthimi i mundshëm i Lukakut në Milano e deri te zërat për largimin e Bastonit.
LUKAKU – “Romelu është 29 vjeç, ka të njëjtin fizik si Ibra, është i shpejtë dhe në fushë të hapur është nga ata që mund të shkaktojë dëme. Interi luajti futboll të bukur këtë sezon, por nuk kishte asnjë lojtar që me shpejtësinë e tij do lejonte të mbronin më poshtë, duke mos e detyruar skuadrën të zgjatej shumë për të mos lejuar hapësira.
Do të ishte përfekt për lojën e Inzagit, që të os harrojmë se ka thënë se kurrë nuk kishte stërvitur dikë aq të fortë sa ai dhe nëse trajneri thotë kështu… Jam i bindur se do të jetë i duhuri për iznagin dhe Interiun, plus që më është dukur gjithmonë një djalë që e do Interin dhe ka punuar për të. zgjedhja që ka bërë duhet respektuar, për më tepër që nëse kthehet mund të japë shpjegimet e tij”.
DIBALA – “Dibala? Nëse Lukaku kthehet, do e merrja menjëherë edhe Paulon. Vlera e tij është e padiskutueshme. Dibala-Lukaku absolutisht po, do të ishte një dyshe perfekte, ndërsa Dibala-Lautaro do trë ishte mirë, por mendoj se për dyhsen do ët duhej një 9 tipike si Lukaku.
Unë mes të dyve do ët zgjidhja ROmelunë, edhe pse do më pëlqente të vinin të dy. Është e vështirë në fakt që t’i imagjinosh bashkë me Lautraoon dhe mendoj se nuk do të ndodhë, pasi mënyra si është strukturuar skuadra e Interit do e bëne të vështirë.”
BASTONI DHE BARELA – “Të fundit që unë do të skarifikoja nga skuadra janë lojtarët italianë të cilët janë të lidhur me fanellën. Barela e Bastoni kanë ndjenjën e përkatësisë si pk të tjerë. Do më qante zemra nëse do shikoja Alesandron të largohej, flas gjithmonë si tifoz sepse mendoj se edhe em largimin e perisiçit Interi ka humbur diçka. Gosens është mbrojtës i mirë, atlet i mirë, por nuk është Ivani”.
Arena e Lajmit
Loading…