(VIDEO) Atentati në Laç/ U qëllua në vendin ku iu bë atentati i parë, ndërron jetë një prej të plagosurve (EMRI)

Twjuyjt

I riu Klisman Preçi që fillimisht mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Milotit, raportohet të ketë ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Gazetari Elidon Ndreka duke raportuar live nga vendngjarja raportoi se atentati ka ndodhur në të njëjtin vend ku Klisman Preçit dhe kushëririt të tij Blerim Preçi iu bë atentat në maj të këtij viti, por fatmirësisht i shpëtuan asokohe plumbave.

“Në fakt është pikërisht i njëjti vend ku u bë atentat një vit më parë të riut Klisman Preçit. Siç raportohet nga vendngjarja ka pasur dëshmitarë të shumtë që kanë parë vendngjarjen. Kanë qenë dy automjete. Ku kanë qenë dy persona që i janë afruar dhe kanë qëlluar. Ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dy të rinjtë, që dyshohet t’i mbijetojnë plagëve të rënda që kanë marrë në vendngjarje. Nga Trauma, ndjesë për lajmin e rëndë por konfirmohet se Klisman Preçi ka ndërruar jetë”, raportoi Ndreka.

(VIDEO) Atentati në Laç/ U qëllua në vendin ku iu bë atentati i parë, ndërron jetë një prej të plagosurve (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook