VIDEO/ Çmenduri në Brazil! Futbollisti tenton të godasë gjyqtaren e takimit pas kartonit të kuq

Një episod i pabesueshëm dhune ka ndodhur në ndeshjen mes Nautiko dhe Retro në kampionatin Pernambukano në Brazil.

2342

Futbollisti i Nautiko, Xhin Karlos tentoi të godiste gjyqtaren e takimit Debora Çeçilia pasi ajo e ndëshkoi me karton të kuq pas një rishikimi në VAR.

Karlos kishte goditur një futbollist të skuadrës së Retro disa minuta më parë, me episodin që u rikthye në vëmendjen e gjyqtares nga ana e VAR-it.

Karlos menjëherë pas ndëshkimit e humbi toruan duke tentuar të godasë gjyqtaren e takimit, por futbollisti u ndalua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës.

Pas këtij episodi pritet një ndëshkim i rëndë nga ana e autoriteteve të futbollit brazilian.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Çmenduri në Brazil! Futbollisti tenton të godasë gjyqtaren e takimit pas kartonit të kuq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook