Balla takim në kryeministri rumun: Bashkëpunimi në nivel politik mes dy qeverive duhet të ngrihet edhe në planin e shkëmbimeve tregtare

Whatsapp Image 2022 06 29 At 10.20.07 Am

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë ditës së dytë së vizitës në Bukuresht u prit në një takim në Kryeministrinë e Rumanisë (Pallati Viktoria).

Balla është shprehur se bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy qeverive duhet të shtrihet edhe në planin e shkëmbimeve tregtare.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregtare. Rumania është një prodhues i madh energjie dhe drithërash dhe në kontekstin e ri të krijuar global kemi plot mundësi bashkëpunimi”, është shprehur Balla.

Më herët Balla ka zhvilluar një takim edhe me Robert-Marius Cazanciuc, Senator dhe njëkohësisht nënkryetar i Senatit të Rumanisë.

Balla takim në kryeministri rumun: Bashkëpunimi në nivel politik mes dy qeverive duhet të ngrihet edhe në planin e shkëmbimeve tregtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook