Tirana janarin e 2021-it, pikërisht në ditën kur u prezantua Tim Vairinen, u detyrua të paguante 340 mijë euro që janë detyrim i lojtarit Moktar Cise ndaj klubit të mëparshëm të malezit, Ujidad Kazablanka. Historia e Cisesë dhe Tiranës është pak e çuditshme.
Në fakt, lojtari nga Mali ishte pronë e Kazablankës dhe për një borxh në një klub te një tjetër, janarin e 2016-ës, ai nisi një betejë ligjore me ish-klubin e tij para se të vinte te Tirana. Në mes ishin klubet Kazablanka, Berkane, Sale e Hokeima. Në qershor 2016, Cise prish kontratën me klubin e mëparshëm dhe largohet nga Kazablanka, ndërsa çështja mes palëve përfundon në FIFA. Në gusht të 2016-ës ai firmos me Tiranën, por luan vetëm pas 13 tetorit.
Kazablanka bllokon regjistrimin, ndërsa Tirana merr një leje të përkohshme federimi dhe gjyqi vazhdon në FIFA. Gjyqi vazhdoi edhe pas largimit të Cisesë nga bardheblutë dhe në fillim të 2020-ës, Tirana njoftohet se lojtari nga Mali e humb çështjen në FIFA, ndërsa klubi Tirana si palë e tretë duhet të paguajë dëmshpërblimin pasi lojtari ka qenë pjesë e skuadrës bardheblu asokohe. Dënimi shkoi rreth 340 mijë euro. FIFA, duke mos ia marrë dot lojtarit shumën e gjobës, detyrimin ia ka ngarkuar Tiranës.
Arena e Lajmit
Loading…