Një i vdekur dhe një i plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, teksa viktima është identifikuar si Klisman Preçi.
Të dy janë dërguar në spital, Brahimi në atë të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa Preçi ka ndërruar jetë pak minuta pasi u qëllua.
Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Brahimit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.