Denion Meidani emërohet Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Balkanweb mësoi sot se emërimi është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Meidani vjen në këtë pozicion pas një eksperience disa vjeçare në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në funksionin e zvDrejtorit të Përgjithshëm, Drejtor i Departamentit të Akcizës.
Me herët, Meidani ka mbajtur pozicione në administratën shqiptare, ndër të cilat: Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomise, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësise, Drejtor i Monitorimit, Kontrollit, dhe Inspektimit pranë Autoritetit të Kontrollit Elektronik dhe Postar, etj.