Tre shqiptarë titullarë, një në stol/ Istanbulspori triumfon në finalen e “Play-Off”-it dhe ngjitet në elitën e futbollit turk pas 17 vitesh

Istanbulspori i shqiptarëve në “qiellin e shtatë”. Skuadra turke, ku aktivizohen 4 futbollistët shqiptarë, Rroca, Ethemi, Abazaj dhe Topalli, i mrekulloi të gjithë, duke u ngjitur në elitën e futbollit turk, pas 17 vitesh, nëpërmjet “Play-Off”-it. Istanbulspori mposhti në finalen e sotme të “Play-Off”-it, Bandirmasporin me rezultatin 1-2, duke fluturuar kështu drejt Superligës.

Istambulspor

Ishte Jëllmaz ai që zhvilloi sfidën në minutën e 33-të, ku pas asistim të Ethemit tundi rrjetën, ndërkohë që Bandirmaspor, vendosi përkohësisht baraspeshën në minutën e 45+3-të, me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Keni. Por fragmenti i parë nuk u mbyll këtu, pasi gjyqtari akordoi edhe një penallti në favor të Istanbulspor, që u ekzekutua saktë nga Jëllmaz në minutën 45+9’. Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola.

Rroca

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Rroca, Ethemi dhe Topalli u aktivizuan titullarë, ndërsa Abazaj e ndoqi këtë përballje emocionuese nga stoli. Vlen të theksohet fakti se Rroca mbajti shiritin e kapitenit në duelin e sotëm. Një moment me të vërtet historik ky për Istanbulsporin.

Arena e Lajmit


Loading…

Tre shqiptarë titullarë, një në stol/ Istanbulspori triumfon në finalen e “Play-Off”-it dhe ngjitet në elitën e futbollit turk pas 17 vitesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook