Kombëtarja shqiptare do të përballet me Islandën më 6 qershor në stadiumin “Laugardalsvollur” në kryeqytetin e Reikjavikut. Një impiant i thjeshtë i cili është hapur për herë të parë në vitin 1959 me një kapacitet prej 4 mijë vendesh.
Që nga ajo kohë ai është rikonstruktuar gjithsej tri herë: më 1990, 1997 dhe në vitin 2007. Rinovimi i fundit ka sjellë shumë ndryshime në këtë impiant, pasi kapaciteti i vendeve ka shkuar në 9800, ndërsa me kërkesë në FIFA, në ndeshjet e Kombëtares mund të vendosen disa tribuna portative mbrapa portave, secila nga 1500 ulëse, çka e çon numrin e tifozëve deri në 15.500 dhe kjo ka ndodhur me ardhjen e kombëtareve të mëdha.
Ndërkohë në sfidën e fundit mes Islandës dhe Shqipërisë, e luajtur në vitin 2019, të pranishëm në stadium kanë qenë 8968 spektatorë.
Arena e Lajmit
Loading…