Elton Marini është drejtori i ri sportiv i Partizanit dhe ka marrë timonin e merkatos së të kuqve. Ai është gjithashtu një agjent shumë aktiv në merkaton e Superiores, çka e ka shtyrë mjaft të krijojë lidhje të rëndësishme me liga jashtë vendit, që mund ta ndihmojë për të sjellë lojtarët e duhur në kampin e kuq.
Italia është një nga vendet ku Marini operon më së shumti dhe mjafton të kujtojmë transferimin e Ekubanit te Partizani disa vite më parë, për të dalluar lidhjet e ngushta që drejtori i “demave” ka përtej Adriatikut. Një pjesë e merkatos së të kuqve pritet të përqendrohet pikërisht në Itali, ku nuk përjashtohet ndonjë huazim apo transferim i bujshëm.
Marini pritet të prezantohet ditën e hënë, kur do të zbardhë edhe një pjesë të planit të tij për të rikthyer Partizanin garues për titullin kampion.
Arena e Lajmit
Loading…