Komplikohet rikthimi i Lukakut te Interi, Çelsi “i mbyll derën” zikaltërve me shumën e kërkuar

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet tek Interi dhe nuk e fsheh këtë, por pas takimit të avokatit të sulmuesit me klubin zikaltër, radha i ka ardhur Çelsit me të cilin brenda 15 ditësh lojtari pritet të takohet personalisht. Por ndërsa thuhej që vetëm për huazimin 1-vjeçar blutë do të kërkonin 12 milionë euro për të përfshirë më pas detyrimin e blerjes, nga e përditshmja angleze “Mirror” skenari është një tjetër.

lukaku

 

Sipas burimeve të gazetës, Çelsi nuk dëshiron ta lërë të shkojë belgun pa marrë në këmbim një pjesë të investimit të tij, duke qenë se 113 milionë eurot e shpenzuara për të një vit më parë nuk u justifikuan asnjëherë nga 29-vjeçari. 25 milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar dhe detyrimi i blerjes për 76 milionë euro, pritet të jetë kërkesa e Çelsit që edhe një herë tjetër do të heqë dorë nga sulmuesi.

Nga ana tjetër shifra të tilla nuk janë fort të pranueshme për Interin që me bërjen zyrtare të kërkesave do të duhet të marrë edhe vendimin përfundimtar për Lukakun.

Arena e Lajmit


Loading…

Komplikohet rikthimi i Lukakut te Interi, Çelsi “i mbyll derën” zikaltërve me shumën e kërkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook