Rikthimi i Pol Pog basë te Juventusi nuk është ende zyrtar, por mungon shumë pak që francezi të përqafojë përsëri ngjyrat bardhezi. 6 vite më pas mesfushori do të gjejë një skuadër të ndryshuar, por gjithmonë me të njëjtat qëllime ambicioze dhe me të njëjtat legjenda që e bekojnë si ditën e parë.
Alesandro del Piero, edhe pse nuk e ka ndarë asnjëherë dhomën e zhveshjes me Pogbanë e di mirë ndikimin që 28-vjeçari mund të ketë në ekip dhe beson fort se ai e Vlahoviç do ta rikthejnë Juven në majë, jo vetëm për sa i përket anës taktike, por edhe për nga ana karakteriale. “Rikthimi i Pogbasë do të ishte një lëvizje fantastike e Juventusit, sepse është lojtari i duhur për të asistuar Vlahoviçin në sulm me inkursionet e tij, por edhe për të mbrojtur repartin difensiv që me largimin e Kielinit ka humbur një kolonë të mbrojtjes dhe skuadrës”, ka thënë italiani duke folur tashmë si një trajner i licencuar. Për Del Pieron ama, ndryshimin pritet ta bëjë motivimi dhe gatishmëria e Pogbasë për të marrë përgjegjësi.
“Nëse Pol do të kthehet në një klub që është i dashur dhe i vlerësuar nga tifozët çdo gjë do të shkojë mirë, por duhet të ketë parasysh faktin se Juventusi nuk është gati të fitojë menjëherë Champions-in. Për më tepër, duhet të jetë ai një nga faktorët kryesorë që do ta bëjë këtë, pasi nëse në ciklin e parë me bardhezinjtë ishte i ri dhe nën mbrojtjen e veteranëve si Pirlo e Markizio, këtë herë do të jetë e kundërta. I takon atij të marrë përgjegjësitë dhe të ndikojë në rritjen e shokëve të tij. Besoj fort ama se te Mançester Junajtidi është formuar si burrë dhe si futbollist dhe do të ketë një aventurë të dytë më të bukur se e para”, përfundoi Del Piero.
Arena e Lajmit
Loading…