Deputeti i PS, Erion Braçe ka shpërthyer ashpër sot në Kuvend ndërsa tha se duhet lënë mënjanë politika dhe populizmi, dhe duhet të flitet me realizëm. Ai iu drejtua opozitës duke i thëne qe nëse krahasohen dy qeveritë ,janë si dita me natën, por shtoi se edhe qeveria Rama ka problematikat e saj.
“Që ne jemi në situatë të vështirë nuk e mohon kurrkush, por më thoni një vend tjetër që nuk është në vështirësi. Jemi në presion të inflacionit me bazë të gjerë të rritjes së çmimeve, padyshim, por cili vend nuk është?”, tha ai mes të tjerash. Braçe theksoi se sa i takon aktit Normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit që po diskutohet sot, duhet të ketë më tepër transparencë.
“Për mua kompani që kanë përfituar një kontratë publike me 99.9% të fondit limit, nuk duhen kompensuar. Ky akt nuk mjafton, duhet një tjetër akt ligjor, një VKM që bën transparencë dhe definon procesin deri në fund”, shtoi ai.
Erion Braçe: Ta lëmë politikën, dhe populizmin që qëparë e dëgjova deri në arrogancë. Si ka mundësi që nga 2013 vijoni me të njëjtën propagandë, propagandën e frikës.
Si ka mundësi që kurrë nuk u flisni njerëzve për atë që është e mirë, por i shponi deri në palcë me frikë.
Që ne jemi në situatë të vështirë nuk e mohon kurrkush, por më thoni një vend tjetër që nuk është në vështirësi. Jemi në presion të inflacionit me bazë të gjerë të rritjes së çmimeve, padyshim, por cili vend nuk është? Shqipëria ka kaluar situata të vështira dhe në kohën tuaj, nuk krahasohen me këtë. 2008-2009 bota hyri në recension. Në Shqipëri u ndje në 2010-2012, po ca bëtë ju? Rritët pagën minimale, pensionet, pagesë për pensionistë, ndihmuar kompanitë në vështirësi? Jo. Madje i vendosët kompanitë në resht për të marrë para nga banka.
Madje vendosët edhe me VKM që këtyre kompanive pa plotësuar 75% të kontratës së mëparshme nuk mund të hynin në tendera.
Po të krahasohemi na nxjerrin si dita me natën, për këtë arsye u them të kthehemi në realizëm. Ca është ky akti normativ që po flasim? Të mos futësh kompanitë në vështirësi për kontratat e likuiditetit. Për të mos bërë atë që bëtë ju, po u japim para nga paratë e taksave për të plotësuar detyrimet që kanë dhe qe jane kontraktuale përkundrejt interesit publik jo interesit te nje qeverie.
Pa diskutim qe ky akt është vendimi i duhur per te hapur kantier, per te kthyer njerëzit ne pune, nderkohe dua te them qe procesi ka nevojë dhe për më shumë transparencë, po transparenca është proces, jo thjeshtë për paratë në buxhet, por për mijëra qytetarë që presin dhe janë në nevojë për ndihmë.
Procesi duhet të detajohet dhe të bëhet i qartë për çdo kontratë, çdo kompani, çdo vlerë çdo çmim, thënë këtë ky akt nuk mjafton, duhet një tjetër akt ligjor, një VKM që bën transparencë dhe definon procesin deri në fund.
Për mua kompani që kanë përfituar një kontratë publike me 99.9% të fondit limit, nuk duhen kompensuar. Kompani që kanë nënkontraktuar punën me çmime edhe më të ulta se çmimet e prokurimit, nuk duhen kompensuar. Kompani që janë jashtë afateve kontraktuale për probleme të tyret të verifikuara nga 1 janari 2020, deri në shkurt të 2022 nuk duhen kompensuar. Neni 8/2 është skandaloz, kompani të përfshira në mashtrime me çmimet, nuk duhen kompensuar. Ndërkohë ky akt ka një boshllëk shumë të madh, që rrezaton sesi kapitalistët tanë, por edhe ne në ndonjë rast mendojmë, do pagujamë më shtrenjtë hekurin, tubat, telat, etj, madje dhe me çmime abuzim i një grushti tregtarësh në tregjet tona të përqendruara…