“Doja të kopjoja Ronaldon”, rrëfehet Benzema: Ja cila është ëndrra më e madhe që kam

Karim Benzema ka folur për herë të parë për vështirësitë e tij te Reali i Madridit dhe të shkuarën me Zhoze Murinjon, me të cilin ka pasur edhe një problem të vogël dikur. Pas sezonit më të suksesshëm në Madrid, sulmuesi francez ka bërë një retrospektivë të viteve të tij në Madrid.

BENZEMA

“Unë luaj me instinkt. Jam një lojtar instinktiv dhe çfarëdo më vjen nëpër mend e bëj në fushë”, tregon 34-vjeçari gjatë një interviste për revistën “Onze Mondial” pasi u vlerësua si lojtari më i mirë prej saj. “Unë nuk i them kurrë vetes: ‘Do të luaj kundër këtij mbrojtësi dhe duhet të bëj këtë apo atë’”.

Por karriera e tij nuk ka qenë gjithnjë në lartësinë e sotme dhe ka pasur vështirësi kur u transferua për herë të parë nga Lioni:“Sezoni im i parë, 6 muajt e parë, ishin shumë të vështirë. Unë isha vetëm dhe nuk flisja gjuhën, kështu që gjithçka ishte e vështirë. Kisha mbërritur në një botë të re, një skuadër të re, një tjetër lloj futbolli, por fatmirësisht nuk u dorëzova. Më kujtohet që pata një problem të vogël me Murinjon në një moment. U takuam në një hotel dhe folëm një ditë përpara një ndeshjeje kundër Majorkës. Unë nuk do të luaja dhe ndërsa debatonim i thashë: ‘Nesër më hidh titullar dhe unë do të shënoj dhe ti do të fitosh ndeshjen’.

Kështu ndodhi, realizova dhe fituam 1-0″. Kristiano Ronaldo është një nga lojtarët që e ka frymëzuar gjithnjë dhe ai komentoi edhe kapitullin e portugezit: “Kur pashë çfarë bënte, provova të përqendrohem te lëvizjet e tij, driblimet, finalizimi, pasimi, menaxhimi i topit, analizova gjithçka rreth tij. Por pastaj është e pamundur të bësh të njëjtën gjë”. Pavarësisht se ka fituar gjithçka, Benzemasë i mungon Botërori, sepse ishte i përjashtuar nga kombëtarja në 2018- ën. Por ai mund ta fitojë këtë dimër në Katar: “Kam ende shumë gjëra në kokë. Dua të fitoj më shumë trofe, më shumë Champions dhe me kombëtaren dua Kupën e Botës. Kjo është ëndërra ime.”, u shpreh Benzema.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit


Loading…

“Doja të kopjoja Ronaldon”, rrëfehet Benzema: Ja cila është ëndrra më e madhe që kam

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook