Pele, edhe pse mes Europës dhe Brazilit ka një diferencë ore të konsiderueshme, me sa duket ka ndjekur gjysmëfinalen “play off” të cilën Ukraina e fitoi kundër Skocisë dhe të dielën do të ketë shansin që kundër Uellsit të meritojë edhe kualifikimin në “Katar 2022”.
Prandaj, me anë të një letre të hapur në rrjetet e tij sociale, ai i ka bërë një apel presidentit të Rusisë, “mikut” Vladimir Putin.
“Sot Ukraina po kërkon që të harrojë të paktën për 90 minuta dramën që ka përfshirë vendin e saj. Prandaj, dua të përfitoj nga fitorja e tyre në Skoci për të bërë një kërkesë direkte, të ndalohet pushtimi. Nuk ka absolutisht asgjë që të justifikojë këtë dhunë të vazhdueshme. Ky konflikt është i poshtër, i pajustifikueshëm dhe sjell vetëm dhimbje, frikë, terror e ankth. Luftërat ekzistojnë për të ndarë kombet, por nuk ka asnjë ideologji të justifikueshme që predhat dhe plumbat të varrosin ëndrrat e fëmijëve, të ndajnë familjet dhe të vrasin të pafajshmit. Fuqia për të ndalur këtë konflikt është në duart e tua, në të njëjtën që shtrënguam aq përzemërsisht në Moskë, në takimin tonë të fundit në vitin 2017”, mbyll Pele postimin e bërë ndaj Vladimir Putinit.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…