GJKKO i sekuestroi pasurinë, flet për herë të parë deputeti i PD: S’kam lidhje me vëllain, i kam siguruar me punë e djersë!

Screenshot 5

GJKKO ka konfiskuar me kërkesë të SPAK pasuritë e deputetit demokrat, Kasëm Mahmutaj dhe familjarëve të tij.

Kjo ndodhi pasi pasuritë e familjes Mahmutaj nuk u justifikuan dhe dyshohen se rridhnin nga para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe një prononcim nga vetë deputeti. Ai ka thënë për “5 Pyetjet.al” se procesi vazhdon dhe se ende nuk është mbyllur asgjë.

Mahmutaj ka thënë se nuk ka lidhje me të vëllanë dhe se pasuritë që ka, i ka krijuar me punë e sakrificë.

“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.

Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

GJKKO i sekuestroi pasurinë, flet për herë të parë deputeti i PD: S’kam lidhje me vëllain, i kam siguruar me punë e djersë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook