Paqartësi për stolin e Apolonisë, presidenti Kokëdhima merr “frenat” dhe përgatit një rikthim të bujshëm

Apolonia është në “ajër” për stolin. Juri Kanarsës i ka mbaruar zyrtarisht kontrata dhe nuk dihet nëse do të rinovojë apo jo. Edhe pse pak ditë më parë trajneri është ulur me presidentin për të folur për këtë çështje, nuk ka pasur as akord dhe as… divorc.

MERGJYSHI

Burime zyrtare pranë klubit bardhejeshil bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Koço Kokëdhima ka marrë “frenat” në dorë dhe shumë shpejt do t’i japë zgjidhje historisë së pankinës. Pavarësisht se luftuan deri në fund për të kapur elitën, madje shkuan deri në ndeshjet “play off”, numri një i klubit nuk është i vendosur për të mbajtur italianin.

Kjo lëkundje vjen për një shkak: objektivi madhor nuk u arrit dhe Apolonia sërish do të militojë në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, burime jozyrtare bëjnë të ditur se presidenti është takuar me Artan Mërgjyshin në Tiranë. Nuk dihen ende arsyet, por lihet të kuptohet se nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në pankinë.

Vetëm para dy sezonesh ishte pikërisht ai e ka udhëhequr Apoloninë drejt Kategorisë Superiore, pa harruar faktin që ai drejtoi Korabin deri para fundit të garës (ekip që luajti pikërisht finalen e “play off”-it me Egnatian). Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për trajnerin. Kjo është pikërisht dilema e parë që do të marrë zgjidhje në Fier dhe më pas do të mendohet për ndërtimin e grupit.

HILMI SALIU-Arena e Lajmit


Loading…

Paqartësi për stolin e Apolonisë, presidenti Kokëdhima merr “frenat” dhe përgatit një rikthim të bujshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook